Skandaloze: Basketbollisti me prejardhje shqiptare e bën Kosovën pjesë të Serbisë

Basketbollisti i Maccabi Tel Aviv, Deni Avdija ka dhënë së fundmi një deklaratë tejet skandaloze.

Avdija është djali i Zyfer Avdijës, një ish-basketbollist dhe kapiten i Crvena Zvezdës në periudhën e ish-Jugosllavisë, shkruan “Zeri.info”.

Ndërkaq, Deni tani ka folur për prejardhjen e tij.

Ai ka thënë se babai i tij ka lindur në Kosovë, por shtetin tonë e ka bërë pjesë të Serbisë.

“Babai im është Zyfer Avdija. Ai ka lindur në Kosovë, Serbi. Ishte basketbollist i ish-Jugosllavisë dhe disa skuadrave izraelite”, tha Deni në këtë prononcim skandaloz.

“Izraeli nuk ka dhënë shumë lojtarë në NBA dhe është nder për mua ta përfaqësoj këtë vend. Jam i ngazëllyer dhe dua ta përmirësoj lojën time”, shtoi Avdija.

Ndryshe, Avdija ishte kërkuar me ngulm nga Kombëtarja serbe, por në fund ai zgjodhi Izraelin.

Këto janë ndër të rrallat paraqitje të sportistëve me prejardhje shqiptare që e bëjnë Kosovën pjesë të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *