Skandal: Mediumi serb e quan yllin e Kosovës “futbollist nga Bosnja e Hercegovina”

Torino mbrëmë shënoi fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1:0 ndaj Parmas në Serie A dhe ishte futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, njëherit të parin për klubin italian, shkruan Insporti.

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe mediumi serb, “Blic.rs”, i cili e ka quajtur reprezentuesin e Kosovës, “futbollist nga Bosnja e Hercegovina”.

“Golin e vetëm për nikoqirët e shënoi një futbollist nga Bosnja dhe Hercegovina, Mërgim Vojvoda, i asistuar nga Ansladi në minutën e 63-të”, ka shkruar ky medium.

Ndryshe, nuk është hera e parë që mediumet serbe bëjnë shkrime skandaloze për futbollistët shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *