Shtyhet ndeshja e Kupës së Kosovës, ndërmjet Feronikelit dhe Lirisë

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka njoftuar se të premten pritet të mbahet takimi me delgatët e Ligës së Parë si dhe të Superligës.

Ky takim pritet të mbahet në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në futbollin Kosovar.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së mbajtur sot, Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e Feronikelit për të shtyer ndeshjen e Kupës së Kosovës, ndërmjet Niklit dhe Lirisë.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 12 shkurt, ndërsa ndeshjet tjera si Drenica – Gjilani, Dukagjini – Ballkani dhe Prishtina – Vushtrria  zhvillohen më 8 e 9 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *