Shqiponjat e Zeza me një kërkesë për klubin e Drenicës: Ky duhet të jetë trajner i skuadrës

Drenica u eliminua sot në çerekfinale të Kupës së Kosovës nga Dukagjini me rezultat 1-0.

Disa orë më vonë u zyrtarizua edhe dorëheqja e trajnerit Bledar Devolli nga faqja e Drenicës.

Pas largimit të tij, kanë reaguar menjëherë “Shqiponjat e Zeza”.

Tifozët kuqezi duan që drejtimin e klubit ta merr kapiteni legjendar i Drenices, Sami Geci.

Këtë e tregojnë edhe përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *