Lajmi i fundit: Berisha, Zeneli dhe Celina mungojnë ndaj Lituanisë dhe Suedisë

Edhe pse sot (e mërkurë) u bë publike lista e lojtarëve të Kosovës, mesa duket do këtë sërish ndryshime.

Treshja kosovare Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina do mungojnë në dy ndeshjet e muajit mars, shkruan lajmi.net.

Në postimin zyrtarë të bërë nga Ligue 1, lojtarët që luajnë në kampionatin francez nuk janë të lejuar t’i bashkohen Kombëtareve nga 22 mars deri me 30 mars.

Kjo nënkupton, që Berisha, Celina dhe Zeneli do humbasin sfidat ndaj Lituanisë dhe Suedisë, por ka shpresa që do jenë të gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Spanjës.

Ndërkohë, kujtojmë se përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për lajmi.net, ka konfirmuar se Mirlind Daku do jetë i ftuar për ndeshjet e marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *