Shqipëria zhgënjen sërish, Islanda ia merr një pikë në “frymën e fundit” me një lojtar më pak

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka barazuar ndaj Islandës në takimin e Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Kuqezinjtë” lëshuan nga duart fitoren duke barazuar 1:1 në “Air Albania Stadium” ndaj islandezëve.

Golin e parë për Shqipërinë e realizoi mbrojtësi i krahut, Emir Lenjani në minutën e 35-të.

Islandezët shmangën humbjen në Tiranë në minutën e shtatë shtesë me anë të Anderson.

Me këtë barazim, Shqipëria mbetet në vendin e tretë në grup me dy pikë, Islanda tani ka katër pikë në pozitën e dytë.

I pari është Izraeli me tetë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *