Shqipëria zë vendin e 66-të në renditjen e FIFA-s për vitin 2021, lë pas përfaqësuesen ballkanike

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve për vitin 2021.

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur këtë vit në pozitën e 66-të në renditjen botërore, shkruan Demokracia.com.

“Kuqezinjtë” kanë lënë pas përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut e cila ndodhet në vendin e 67-të.

Vlen të potencohet se Kombëtarja e Shqipërisë para disa ditësh ka mësuar edhe shortin për Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.

Ndryshe, Kosova është pozicionuar në vendin e 111-të në renditjen e FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *