Renditja e FIFA-s për vitin 2021, kjo është pozita e Kosovës

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, të fundit për vitin 2021.

Kombëtarja e Kosovës pozicionohet në vendin e 111-të në renditjen botërore.

Ndeshja e fundit e “Dardanëve” për këtë vit ishte ajo ndaj Greqisë në Athinë, ku kosovarët barazuan me rezultatin 1:1.

Vlen të theksohet se Kombëtarja e Kosovës para disa ditësh ka mësuar edhe shortin për Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe fituesin e takimit Qipro-Estoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *