Erling Haaland mund të qëndrojë edhe një vit te Borussia Dortmund

Erling Haaland do të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës. Klube të njohura europiane kanë shfaqur interes për sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund, i cili nga sezoni i ardhshëm mund të vesh fanellën e Real Madrid, Barcelonës, Manchester City-t apo Manchester United.

Por gjithçka nuk është vendosur, pasi Haaland mund të qëndrojë edhe për një vit të Dortmund.

Ishte agjenti i tij, Mino Raiola, i cili e ngriti këtë mundësi në radion NOS . “Haaland mund të presë akoma. Ne do të kërkojmë opsionin më të mirë dhe nuk po përjashtoj as një vit tjetër të qëndrimit të tij te Dortmund, është ende teorikisht e mundur” , tha Raiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *