Shqetësuese: Problemet me frymëmarrje te futbollistët, tri raste për vetëm një javë

Problemet me frymarrjen po frikësojnë jashtë mase klubet dhe tifozët.

Sikur të mos mjaftonte rasti i Cristian Eriksenit, i cili ra përtokë për shkak të një arresti kardiak, apo dhe rasti i Sergio Agueros që dje i dha lamtumirën futbollit të luajtur për shkak të probleme me zemrën.

Një realitet i hidhur ky që po shikojmë kohët e fundit me futbollistë që po shfaqin probleme të vazhdueshme me frymëmarrjen gjatë zhvillimit të lojës.

Vetëm brenda një jave tri raste të tilla kanë detyruar futbollistët të kërkojnë ndihmën e mjekëve për shkak të problemit të njëjtë.

I fundit është rasti i sulmuesit të Rennes i cili nga një problem i tillë u detyrua të linte fushën e blertë.

Kujtojmë se para ca ditësh edhe mbrojtësi i Manchester United, Lindelof dhe po ashtu edhe Zielinksi, lojtar i Napolit shfaqën probleme të tilla dhe iu është dashur të largohen nga loja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *