Armando Broja i dërgon sinjal Chelseat, ka shënuar më shumë gola se Lukaku e Werner në Premierligë

Armando Broja e ka realizuar një tjetër gol në Premierligë me fanellën e Southamptonit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë mbrëmë në barazimin 2-2 kundër Crsytal Palaces e ka realizuar një super gol nga distanca, duke marrë vëmendjen në rrjetet sociale.

Për 20-vjeçarin ishte goli i katërt në elitën e futbollit anglez, madje duke i lënë prapa edhe dyshen e Chelseas, Romelu Lukakun e Timo Wernerin që kanë nga tre gola

Armando Broja është i transferuar te Southamptoni në formë huazimi deri në fund të edicionit nga skuadra e Chelseas.

Ndryshe, Broja aktivizohet edhe në Kombëtaren e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *