“Shpërthen” Mërgim Vojvoda, shënon gol të bukur për Torinon

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka arritur ta zhbllokojë ndeshjen që në këto momente po e zhvillon Torino ndaj Parmas.

Futbollisti dardan ka arritur të shënojë gol në minutën 56-të për rezultatin 1:0, i cili edhe ishte i pari në Serie A, që pas ardhjes te Torino nga kampionati belg.

Vojvoda tashmë është shndërruar në një futbollist kyq në ekipin torinez, derisa ai pas golit është përgëzuar shumë nga bashkëlojtarët e tij, e në këtë festë nuk mungoi ai Samir Ujkani i cili është në bankën rezervë tek Torino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *