Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të futbollistëve sqaron: Nuk u ndihmua Arben Zeqiri, por Arben Beqiri që në atë kohë përballej me një sëmundje të rëndë

Shoqata për mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, përmes një reagimi në Facebook ka sqaruar se Arben Zeqiri nuk ka përfituar asnjë para, siç u aluduan në një shkrim në portalin Albania Post.

Sipas kësaj Shoqate, ka qenë Arben Beqiri futbollist i Trepçës ’89 i cili në atë kohë përballej me një sëmundje të rënd edhe me këtë rast FFK e ka ndihmuar me tre mijë euro.

Pra bëhet fjalë për Arben Beqirin e jo Arben Zeqiri siç është pretenduar.

Postimi i plotë

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës

Sqarim

Duke i parë ngjarjet e fundit rreth shkrimit të portalit Albanian Post, ku përmendet edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ne si Shoqatë ndjejmë obligim të bëjmë një sqarim për të gjithë opinionin publik.

Në vitin 2020 me të kuptuar për rastin e tani ish futbollistit të Trepça ’89, Arben Beqiri, Shoqata jonë merr iniciativë për ta ndihmuar me mjete financiare dhe hap llogarinë e saj në BKT. Në mesin e shumë individëve, klubeve e dashamirëve, edhe Federata e Futbollit të Kosovës shpreh gatishmërinë për ta ndihmuar Arbenin me një shumë prej 3000€ (tremijë euro).

Me datë 20 janar 2020 në xhirollogarinë bankare të Shoqatës figuron shuma 3000€ (tremijë euro), por me një gabim teknik në përshkrim. Në vend të Arben Beqiri shkruhet Arben Zeqiri që poashtu është një ish futbollist por që nuk kishte të bënte fare me rastin në fjalë.

Ne si Shoqatë e sigurojmë gjithë opinionin publik se përveç Arben Beqirit, askush nuk ka përfituar shuma të parave përmes neve.

Për fund, kushdo që dëshiron të ketë më shumë informata rreth rastit në fjalë të na kontaktojë pa asnjë hezitim.

Prishtinë më Me respekt

27.09.2024 Bordi i SHMDFK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *