Sezoni ka përfunduar për Valon Berishën, por ai ka një premtim për fansat

Valon Berisha e ka përfunduar ndërhyrjen me sukses, megjithatë ky sezon ka marrë fund për të.

Ylli i Reims nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet nga lëndimi, teksa do të rikthehet në fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

Ishte Valon Berisha që ka postuar një fotografi në Instagram, ku ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt.

“Zoti më bekoi me një ndërhyrje të suksesshme. I pikëlluar që sezoni ka përfunduar për mua, por do të kthehem shpejt” – tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *