Sërish: 100 milionëshi i Liverpoolit me një nga huqjet më të mëdha të sezonit

Liverpooli është duke fituar 2-0 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier, por sërish vëmendja është te Darëin Nunez edhe kësaj here për të keq.

Derisa Mohamed Salah (5’) dhe Virgil van Dijk (37’) shënuan golat për The Reds, sulmuesi uruguaian ka bërë një veprim skandaloz.

Ishte minuta e 29-të e takimit, kur Nunez dolin përballë me Robin Olsen, por që gjuajtja e tij i ngjanë një lojtari amator.

Goditja e tij përfundoi në këmbët e portierin të Aston Villas duke mos arritur ta dyfishonte epërsinë e skuadrës së tij.

Pas pushimit nga Kampionati Botëror, ky është shansi i dytë i madh i huqur nga Nunez, pasi një mundësi të artë e lëshoi edhe ndaj Manchester Cityt në EFL Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *