Përfundon pjesa e parë, Liverpooli avancon me dy gola ndaj Aston Villës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Aston Villës dhe Liverpoolit.

Skuadra e Jurgen Klopp ka avantazh të dyfishtë 0:2 ndaj Aston Villës pas 45 minutave të para të lojës në stadiumin “Villa Park”.

Baraspesha në rezultat u thye vetëm pas pesë minutave kur Salah dërgoi në rrjetë një asistim nga Robertson.

Për golin e dytë për “Të Kuqtë” u përkujdes mbrojtësi holandez, Van Dijk në minutën e 37-të.

Sfida mes Aston Villës dhe Liverpoolit është në kuadër të xhiros së 17-të kampionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *