Sassuolo-Milan, çmenduri e tifozëve kuqezinj/ Biletat edhe 1 mijë euro, shiten për 20 minuta

Do të jetë një “pushtim” i vërtetë i Reggio Emilia nga tifozët kuqezinj për ndeshjen e fundit të kampionatit, Sassuolo-Milan. Këtë mëngjes janë konstatuar radhë të gjata në dyqanet fizike dhe ato online për të siguruar një biletë.

Shitja e tyre u krye në më pak se 20 minuta. Stadiumi “Mapei” do të ketë tifoz në çdo ulëse, plot 21 mijë njerëz, shumica e të cilëve kuqezinj. Çmimet janë tepër të larta, nga ana tjetër, nëse tenton t’i sigurosh përmes kanaleve dytësore.

Në portalin ‘Viagogo’, çmimi fillon nga 1000 euro për biletë. Rritet adrenalina kësisoji për ndeshjen që mund t’i japë titullin skuadrës së Piolit 11 vite pas herës së fundit.

Praktikisht ishte gati e pamundur të siguroje një biletë me radhë deri në 90 mijë persona në portal, ndërkohë që çdo dyqan në Milano, i autorizuar për shitje, kishte nga 30 deri në 40 persona në radhë.

Tashmë, në orën 10:02, dy minuta pas hapjes së shitjeve online, u shfaq ky mesazh në internet: “Duke pasur parasysh kërkesën e madhe për këtë ndeshje dhe disponueshmërinë e kufizuar të vendeve, ju paralajmërojmë se biletat mund të shiten shpejt”.

Dhe kështu ndodhi. Të qenit të dielën në orën 18:00 në Reggio Emilia do të jetë një privilegj për disa tifozë me fat, ndërsa Milani nuk ka menduar të vendosë ekrane të mëdhenj në Milano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *