Presidenti i UEFA-s flet për Realin e Liverpoolin dhe për finalen e Championsit

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e ka analizuar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.

Sipas tij, prania e “Los Blancos” në finale të Championsit është një dëshmi se sa të pastra janë garat e UEFA-s.

“Në gjysmëfinale kisha dyshime nëse Real Madridi mund ta eliminonte Manchester Cityn, mbi të gjitha pas humbjes në lojën e parë. Por, ata (madrilenët) u pa që i kanë shtatë shpirtra, sikur macet. Është një ekip me eksperiencë. Sipas meje, mbrojtja është dobësia e tyre”, deklaroi fillimisht slloveni për portalin “24ur.com”.

Ai e çoi në qiell Karim Benzeman, i cili është favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit.

“Por, Reali e ka mrekullinë Karim Benzema. E kam thënë edhe disa herë, për mendimin ai është njëri prej lojtarëve më të nënvlerëzuar në histori të futbollit. E Luka Modric, sa më i vjetër, po bëhet më i mirë”, shtoi Ceferin.

Ai insiston se nuk ka probleme me Real Madridit, përkundër iniciativës së klubit spanjoll për themelimin e Superligës së Evropës, e cila do të ishte një ligë paralele me Ligën e Kampionëve.

Ceferin ka fjalë të mira edhe për finalistin tjetër të 28 majit, Liverpool.

“Ka lojtarë më të rinj dhe një eksperiencë mjaft të rëndësishme për finale. Nuk do të guxoja ta parashikoj fituesin, zakonisht gjykoj gabim. Do të jetë një finale jashtëzakonisht interesante”, shtoi tutje kreu i UEFA-s.

Ndër të tjera, ai foli edhe për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloop, i cili kishte dhënë deklarata polemizuese rreth biletave të finales së Championsit, shkruan “Gazeta Express”.

“E kam thirr, kam fol me Jurgen Kloppin për këtë temë sepse ai ishte i zemëruar me deklaratat e tij. Tash, ai e kupton. Ai e pranoi se nuk e kishte informacionin e mjaftueshëm dhe në njëfarë mënyre i vjen keq për ato deklarata”, përfundoi Ceferin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *