
Tiano
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka lëshuar një batutë të fortë në lidhje me Cristiano Ronaldon. Tekniku italian ka shprehur gjithë vlerësimin e tij për mamanë e portugezit, Maria Doloresin, që ka lindur një fëmijë si yllin i bardhezinjëve.
“Ronaldo është fantastik në këtë moment dhe po shënon në mënyrë impresionuese. Ai është një kampion, një nga më të mirët e historisë dhe do të ishte e rëndësishme për ne që ta ndihmonim të tonte topin e gjashtë të Artë. Do të na bënte ne të lumtur”, ka thënë Sarri.
“Nuk mund të marr merita për gjendjen e tij momentale. Duhet t’i jepni merita vetëm mamasë së tij që ka krijuar një specie të tillë”, tha numri një i Juventusit.
Sarri duket se po shijon versionin më të mirë të Ronaldos.