Rudi Vata pas vëllazërores Shqipëri – Kosovë: Ky ishte njeriu i ndeshjes sot

Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditen e sotme në Elbasan.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës.

Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Shqipërisë, Rudi Vata e ka komentuar ndeshjen duke thënë se kuqezinjtë e merituan fitoren.

“Ndeshja ishte e balancuar, por Shqipëria e meritoi sot fitoren”, deklaroi Vata në “TVSH”.

“Njeriu i ndeshjes sot ishte Myrtu Uzuni, ai e bëri dallimin sot dhe ishte shumë dinamik”, tregoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *