Rrahje në stërvitje te Chelsea, Tuchel i ndanë lojtarët

Pas humbjes në kampionat kundër West Bromwich (5-2), trajneri Thomas Tuchel kërkoi që lojtarët të shfaqeshin në stërvitje, pavarësisht ditës së pashkëve.

Sipas tabloidit anglez “TheTelegraph”, portieri Kepa dhe ish-mbrojtësi i Romës, Antonio Rudiger patën një konflikt dhe për t’i ndarë lojtarët duhet të ndërhynte trajneri Tuchel.

E gjithë situata është krijuar për shkak të një goditje të rëndë të mbrojtësit gjerman ndaj portierit gjatë një ndeshje kontrolli në fushë të vogël.

Gjermani i kërkoi falje portierit, ndërsa tekniku Tuchel do të ishin në të njëjtën linjë, duke e konsideruar çështjen tashmë të mbyllur.

Të Mërkurën, ndërkohë, është ndeshja e parë e çerekfinaleve të Champions League kundër Portos. Tuchel, i kishte paralajmëruar lojtarët e tij që të mos trazonin ambjentin, por Kepa dhe Rudiger mund të mos e kenë kuptuar mesazhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *