Rooney i la të befasuar tifozët kur tregoi bashkëlojtarin më të mirë dhe më të keq në karrierë

Wayne Rooney i la të befasuar tifozët kur bëri zgjedhjen e tij për bashkëlojtarin më të mirë dhe më të keq me të cilin ka luajtur.

Teksa kaloi pjesën më të madhe të karrierës tek Manchester United, atje ku është golashënuesi më i mirë i klubit, Rooney fitoi pesë tituj të Ligës Premier dhe ndau dhomën e zhveshjes me disa lojtarë të nivelit botëror.

Cristiano Ronaldo, Paul Scholes, Carlos Tevez, Ryan Giggs dhe Dimitar Berbatov janë vetëm disa nga yjet me të cilët Rooney ka luajtur, teksa ai ishte koleg edhe me Steven Gerrard, Frank Lampard, David Beckham dhe Harry Kane tek kombëtarja e Anglisë.

Por, bashkëlojtari i preferuar i Rooneyt ishte mesfushori Darren Fletcher, i cili iu bashkua Unitedit si një 11-vjeçar dhe bëri mbi 300 paraqitje për klubin.

“Bashkëlojtari im më i mirë, do të thosha Darren Fletcher. Ka pasur disa – John O’Shea, Wes Brown, Michael Carrick që të gjithë ishim të afërt, por Fletch është më i miri”.

“Ne uleshim pranë njëri-tjetrit në dhomën e zhveshjes dhe ndamë me të vërtetë disa momente të mira brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Rooney.

Rooney në ndërkohë, e përmendi edhe Nanin si bashkëlojtarin më të vështirë për të luajtur. Katër herë fituesi i Ligës Premier ishte i pandalshëm në ditën e tij, por e irritoi Rooneyn për shkak të mungesës së vazhdimësisë.

“Bashkëlojtari im më i keq – ka më shumë se sa ju mund të mendoni. Në fushë, më i vështiri ishte Nani. Ishte zhgënjyese të luaja me të”, përfundoi ai./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *