Roma fitoi me një gol epërsi dhe pati 32 për qind të posedimit, Mourinho: Këtë triumf e shijoj më shumë se një fitore 5-0

Jose Mourinho ka thënë se e ka shijuar më shumë fitoren prej 1-0 ndaj Torinos, pasi kjo nënkupton se skuadra është dashur të vuajë.

Giallorossët morën tri pikë në Stadio Olimpico falë golit të Tammy Abraham, mirëpo patën vetëm 32 për qind të posedimit.

Ata qëndruan në mbrojtje dhe pritën momentin që të kundërsulmonin, një taktikë që skuadrat e Mourinhos e kanë praktikuar edhe në të kaluarën.

“Prisja të shënonim më shumë gola këtë mbrëmje, edhe pse Torino është e fortë në mbrojtje. Më pëlqen të fitojmë në këtë mënyrë, këtë fitore e shijoj më shumë se një fitore 5-0, sepse do të thotë se je përpjekur, ke vuajtur si ekip”.

“Kur luan ndaj një ekipi që luan me markime të lojtarëve, ke nevojë për lëvizshmëri, kështu që lojtarët tanë duhej të mbanin pozicione të alternuara. Duhet të vazhdosh ta bësh atë, herët ose vonë, ata do të gabojnë”, ka deklaruar Mourinho për DAZN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *