Real Madridi e mposht Sevillën në frymën e fundit dhe e forcon kreun e La Ligës

Real Madridi e ka mposhtur 2:1 Sevillën në një ndeshje zbavitëse falë një goli të vonshëm të Vinicius Junior dhe një pritjeje vendimtare të Thibaut Courtois të dielën, duke e forcuar kreun e La Ligës

Karim Benzema dhe Vinicius Junior shënuan nga një herë në Santiago Bernabeu për t’ia fituar me përmbysje Madridit derbin kundër Sevillës, pasi Rafa Mir i kishte kaluar vizitorët në epërsi herët.

Ishte një ndeshje e drejtpërdrejt për kreun e La Ligës dhe Madridi e mbizotëroi Sevillën për t’i marrë tri pikët e plota.

Real Madridi tani mbledh 33 pikë nga 14 ndeshje në vendin e parë, e ndjekur nga kampioni në fuqi Atletico Madrid me katër pikë më pak.

Sevilla, për të cilën kjo ishte vetëm humbja e dytë këtë sezon në ligë, ngel e katërta me 28 pikë.

Mir e kaloi skuadrën e Julian Lopeteguit herët në takim, kur shënoi gol të mrekullueshëm me kokë pas një harkimi nga këndi në minutën e 12-të.

Lucas Ocampos e goditi shtyllën me një gjuajtje të fuqishme nga largësia në minutën e 30-të.

Benzema e barazoi rezultatin në 1:1 kur shënoi në portën boshe nga një topi i kthyer nga shtylla pas një goditjeje raketë nga Eder Militao në minutën e 30-të.

Reali ka mundur të kalonte për herë të parë në epërsi në fund të pjesës së parë, por goditja e Marco Asensios nga largësia përfundoi pranë shtyllës.

Skuadra e Carlo Ancelottit i shtoi përpjekjet për ta gjetur golin e triumfit në pjesën e dytë dhe ishte e durueshme mjaftueshëm, pasi Vinicius e mposhti portierin vizitor me një goditje fantastike nga largësia në minutën e 87-të.

Heroi i Madridit mund të jetë portieri Courtois po aq sa shënuesi i golit të fitores Vinicius, pasi portieri belg e priti një goditje të fuqishme në minutën e 94-të për t’ia mohuar golin Thomas Delaney, i cili goditi me kokë pas një harkimi nga këndi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *