Përzgjedhësi i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez vazhdon të jetë i lidhur me stolin e Barcelonës.
Pavarësisht që presidenti i katalunasve, Joan Laporta deklaroi se kanë besim të plotë të Ronald Koeman, Martinez shihet si një ndër zëvendësuesit e mundshëm.
Pas humbjes nga Italia, Martinez ka bërë të qartë se është i fokusuar te Belgjika.
“Nuk është lehtë për mua të flas. Kam punuar që pesë vite te Belgjika dhe jam 100 për qind i fokusuar. Ne jemi duke u përgatitur për Kupën e Botës. S’ka asgjë tjetër për t’u thënë”, deklaroi ai.