Spanjë – Francë për trofeun e Ligës së Kombeve, formacionet zyrtare

Spanja dhe Franca do të përballen sot në finale të Ligës së Kombeve në Milano, për trofeun e më të mirit në edicionin e dytë të kësaj gare.

Finalja e edicionit 2020/21 në Ligën e Kombeve do të zhvillohet në stadiumin San Siro, në orën 20:45, raporton Gazeta Express.

Franca e mundi Belgjikën me një rikthim sensacional të rezultatit nga 0:2 në 3:2 në një ndeshje dramatike gjysmëfinale në mesjavë.

Theo Hernandez e shënoi golin e triumfit për gjelat në minutën e 90-të.

Spanja, ndërkohë, e pati një rrugë më të lehtë drejtë finales, duke e mposhtur 2:1 kampionen e Evropës, Italinë, duke ia ndërprerë ecurinë rekorde për ekipet kombëtare prej 37 ndeshjeve pa humbje.

Hera e fundit kur këto kombëtare u takuan në një turne të madh ishte në Euro 2020, kur furia e kuqe fitoi 2:0 në çerekfinale falë dy golave nga Xabi Alonso.

Formacionet zyrtare:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *