Zyrtare: Treshja polake e gjykojnë ndeshjen Kosovë – Gjeorgji në Prishtinë

UEFA ka bërë publike delegimet e plota të gjyqtarëve për ndeshjet e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kosova rikthehet në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar ndeshjen kundër Gjeorgjisë të martën.

Polaku, Paëel Raczkowski do ta thotë fjalën kryesore drejtësinë e kësaj sfide.

Ai do të ketë asistentë dy bashkëkombasit e tij, Radoslay Siejkan dhe Adam Kupsik.

“Dardanët” vijnë nga humbja 3-0 kundër Suedisë në udhëtim, ndërsa synojnë pikët maksimale para shikuesve të vetë në Prishtinë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë të martën fillon nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *