Rezultatet dhe renditja pas javës së 31-të në Superligën e Kosovës – Ballkani dhe Llapi vazhdojnë garën, Drita mbetet pas

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 31-të të Superligës së Kosovës, ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese.

Ballkani ka marr një fitore të madhe në udhëtim të Gjilani me rezultat 2-0 me golat e Nazmi Gripshit dhe Lumbardh Dellovës.

Fitore ka shënuar edhe Llapi, që në udhëtim mposhti Prishtinën me rezultat 2-0 me dy golat e Muhamet Hysenit.

Drita është ndalur në barazim me Dukagjinin në Klinë (1-1), ku autogolin e Victor Hugos e zhvlerësoi Granit Elezaj në kohën shtesë.

Feronikeli ’74 ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Malishevës, duke e mposhtur me rezultat 2-1, ndërsa Liria ka fituar ndaj Fushë Kosovës si mysafir me rezultat 2-0.


Lider mbetet Ballkani me 63 pikë, dy më shumë se Llapi që është i dyti në renditje dhe gara e madhe duket se do të zhvillohet mes këtyre dy skuadrave, pasi Drita tani është e treta me 59 pikë.

Malisheva mbetet e katërta me 52 pikë, ndërsa Prishtina është e pesta me 43 pikë.

Dukagjini me 39 pikë është në vendin e gjashtë dhe tani po noton në ujëra më të qeta. Gjilani dhe Feronikeli ’74 kanë nga 34 pikë dhe do të luftojnë deri në fund për mbijetesë.

Fushe Kosova ka 20 pikë si e nënta, ndërsa Lira me 14 pikë është e fundit.


Në javën e ardhme do të luajnë: Ballkani – Dukagjini, Llapi – Feronikeli 74, Malisheva – Gjilani, Drita – Fushë Kosova dhe Liria – Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *