Drita i ka bllokuar komentet moti, tifozët po ‘qeshin’ me ta pas barazimit me Dukagjinin!

Skuadra e Dukagjinit ka ndalur Dritën sot në Klinë me rezultatin 1-1.

Ekipi i Dallkut realizoi golin e barazimit në minutën e 100’të – për të ndalur ekipin e Zekrija Ramadanit.

Pas ndeshjes, Drita kishte reagime të shumta në rrjetin social, por veç me emoji, jo me shkrim, pasi klubi ka kohë që ka bllokuar komentet në Facebook.

Shumë tifozë të irrituar, shihet duke reaguar me emojin “haha”. Normalisht situata mes tyre dhe klubit tani ka kaluar çdo kufij, sidomos pas ngjarjeve të fundit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *