Rekordi i tmerrshëm i Granit Xhakës në Premier Ligë, ka gabuar më shumë se çdo futbollistë tjetër

Burnley dhe Arsenal janë ndarë baras në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të javës së 28-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar sot përfundoi me rezultatin 1-1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Pierre-Emerick Aubameyang të asistuar nga Willian në minutën e gjashtë.

Vendasit barazuan me Chris Wood në minutën e 39-të. Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen, por te goli i Burnleyt bëri gabim trashanik duke ia komplikuar punët skuadrës së tij.

Pas këtij gabimi, mesfushori nga Kosova bëhet fubollisti me më së shumti gabime në Premier Ligë, gabime të cilët dërgojnë kundërshtarët deri te shënimi i golit.

Për Xhakën ishte ky gabimi i tetë, i cili fatkeqsisht e bën atë me më së shumti gabime në Premier Ligë që nga fillimi i sezonit 2016/17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *