Arteta: Nëse ajo s’është penallti, atëherë le të ma shpjegoj dikush se çka është penalltia në këtë ligë

Arsenali barazoi 1:1 me Burnleyn në ndeshjen e javës së 27-të në Premierligë.

Aubameyang për Arsenalin dhe Wood për Burnleyn ishin golashënuesit e këtij takimi.

Në golin e barazimit, Xhaka bëri gabim amatoresk, çka dërgoi në gol për vendasit, shkruan GE.

Një penallti nuk iu akordua Arsenalit në minutën e 77-të, çfarë ka bërë që edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta të reagojë.

“Mendoj se është e qartë dhe e qartë, mendoj se nuk ka debat për këtë. Nëse ajo nuk është një penallti, atëherë a do të shpjegonte dikush se çfarë është një penallti në këtë ligë” – u shpreh Arteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *