Real Madridi ndalet me barazim nga Betisi, lajm i mirë për Barçën dhe Atleticon

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim nga ndeshja me Real Batisin në kuadër të javës së 33 të La Ligas.

Rrjetat e të dy skuadrave nuk u tundën asnjëherë dhe ndeshja u zhvillua nën të reshura të mëdha të shiut.

Ky barazim nuk është aspak i kirëseardhur për skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane pasi nesër Atletico Madridit mund të shkëputet deri në pesë pikë nëse fiton ndaj Bilbaos kurse Barcelona mund të ngritet në pozitën e dytë me një fitore eventuale ndaj Villarealit.

Tabela e La Ligas kryesohet nga Atlëtico Madridit me 73 pikë, pastaj vjen Real Madridi me 70 dhe Barcelona në vendin e tretë me 68 pikë por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *