Real Madridi futet fuqishëm në garë për senegalezin

Sadio Mane i ka komunikuar tashmë Liverpool-it se dëshiron të largohet nga Anfield në fund të sezonit dhe kjo është për shkak se afrikani dëshiron të provojë një eksperiencë të re në karrierën e tij.

Në parim, si PSG ashtu edhe Bayern Munich theksuan se e nisën me avantazh, por hyrja e Real Madridit mund të përmbysë situatën.

Sipas TodoFichajes, Real Madridi ka kontaktuar agjentin e lojtarit dhe i ka bërë të ditur interesin për ta inkorporuar në skuadër. Senegalezi është një dëshirë e vjetër e “galaktikëve” dhe pas refuzimit të Mbappe, interesi për të është rikthyer.

Tani për tani, mësohet se Mane i ka dhënë përparësi uljes në kryeqytetin spanjoll dhe gjithçka që mungon është që Real Madridi të bindë Liverpool në një operacion që mund arrijë deri në 40 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *