Real Madrid fitoi shifra të majme në Ligën e Kampionëve, zbulohet shuma

Edhe pse Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve, këtë sezon ata kanë fituar shuma të mëdha parash.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane raportohet se ka arkëtuar 113 milionë euro në bankat e tyre vetëm nga Liga e Kampionëve këtë sezon.

Diario AS raporton se Real Madrid ka fituar kaq para në Ligën e Kampionëve, të cilat mund të ndihmojnë klubin në transferimin e lojtarëve.

Marrë parasysh faktin se këtë sezon skuadrat nuk kanë gjeneruar shumë para nga stadiumet, shitjet dhe gjërat e tjera, këto para do të jenë një shtysë e madhe për ‘Galaktikët’, të cilët duan të bëjnë transferime të mëdha në afatin e ardhshëm kalimtar.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, deklaroi se klubi nuk do të mund të shpenzojë shumë në qoftë se nuk krijohet Superliga Evropiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *