Reagimi epik i Arnold, pas golit të Liverpool

Pas fitores së djeshme të Liverpool kundër Arsenal, ekipi i Kloop, ende mban shpresat gjallë për kualifikimin në Champions League, duke ju afruar Chelseat në vetëm dy pikë.

Liverpool demoloi dje Arsenalin me rezultatin 0-3, ku shkëlqyen me paraqitjet e tyre Diogo Jota dhe Trent Alexander Arnold.

Jota i transferuar këtë sezon në Liverpool, për shumën 45 milion euro, ka treguar formë të jashtëzakonshme, duke shënuar tetë gola në 13 paraqitje për “The Reds”.

Arnold i cili ishte temë në Angli javëve të fundit, për shkak të paraqitjeve jo të mira këtë sezon, ku u la jashtë Kombëtares së Anglisë duke mos u thirrur për ndeshjet kualifikuese për botëror.

Mbrojtësi anglez nuk është duke kaluar momentet më të mira për momentin, por pas golit të parë dje, e asistuar nga vetë mbrojtësi, erdhi një reagim epik nga ana e ti, që tregojë se lojtari është më se i lumtur për fitoren e Liverpool dhe ju përgjigj kritikave në mënyrën më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *