Ballkani harron ‘bojkotin’, tani janë gati për ndeshjen me Prishtinën

Ballkani ka lënë pas bojkotin dhe i është kthyer në gatishmëri ndeshjes me Prishtinën.

Skuadra nga Suhareka siç duket e ka lënë mbrapa bojkotimin për të mos u ndeshur me Prishtinën, shkak që janë kategorikisht kundër gjyqtarit Shpëtim Murtezi.

Por të besuarit e Blendi Shkëmbit i kanë rënë pishman dhe i janë kthyer stërvitjeve, madje në seancën e fundit kanë ndaluar me mbishkrim:

“Seanca e fundit stërvitore para ndeshjes me FC Prishtinën
Na priftë e mbara Suharekë”, thuhet në njoftim e Ballkanit.

Kujtojmë që ndeshja derbi në mes Ballkanit dhe Prishtinës, pritet të zhvillohet nesër (e diele) nga ora 15:00, në stadiumin e “Qytetit” në Suharekë.

Takimi pritet të drejtohet nga gjyqtari Shpëtim Murtezi, i ndihmuar nga asistentët Elvis Bicaj dhe Fatlum Jashari. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Selim Isufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *