Rashica – Milan, lajmi i fundit vjen nga Italia

Mediat në Itali raportojnë se Milani në merkaton verore do të forcojë sulmin, ku padyshim nuk do të jetë Zlatan Ibrahimovic.

Trajneri i ri Ralf Rangnick, sipas mediave italiane ka kërkuar firmën e Milot Rashicës dhe Patrik Schikut.

“Gazzetta dello Sport” raporton se më afër është Patrik Schick, pasi që Leipzigu nuk dëshiron që të paguajë 28 milionë euro për të blerë kartonin e sulmuesit çek, ndërsa Milani është gati të ofrojë 20 milionë euro.

Milot Rashica, tani që Werder Bremeni shpëtoi nga rënia, ka një vlerësim prej 20 milionë eurosh dhe Rangnick e pëlqen shumë kosovarin, i cili e vlerëson fleksibilitetin e tij se mund të luajë edhe si lojtar anësor dhe si mesfushor.

Kujtojmë se këtë javë, klubi italian dhe trajneri gjerman kanë arritur marrëveshje që ai të marrë drejtimin e ekipit nga sezoni 2020/21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *