Mustafi e pësoi keq nga Vardy: Kështu duket fytyra e tij pas ndërhyrjes

Shkodran Mustafi e ka pësuar shumë keq në barazimin 1-1 të Arsenalit ndaj Leicester Cityt në kuadër të javës së 34-të.

Mbrojtësi shqiptar bëri disa ndërhyrje vendimtare në takimin e së martës mbrëma, mirëpo në njërin nga ata e pësoi keq në fytyrë.

Kur ‘Gunners’ po fitonin 1-0 në Emirates, Jamie Vardy kishte shansin që t’i barazonte shifrat në 1-1, mirëpo Mustafi i largoi topin nga këmba.

Nga ai reagim i mbrojtësit shqiptar, sulmuesi anglez besohet se qëllimisht e goditi atë me atlete në fytyrë.

Më pas, Vardy ia arriti qëllimit që të realizonte golin e barazimit në minutën e 84-të, mirëpo Mustafi mbeti me disa shenja të rënda në fytyrë.

Mikel Arteta reagoi ashpër pas ndeshjes ndaj VAR-it, që nuk dha karton të kuq në anglezin, pasi Eddie Nketiah për një ndërhyrje jo aq serioze, u përjashtua nga takimi në minutën e 75-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *