Rangnick me kritika të mëdha ndaj Ronaldos

Ralf Rangnick beson se Cristiano Ronaldo duhet të shënojë më shumë gola, por thekson se faji duhet të ndahet edhe me sulmuesit e tjerë të Manchester Unitedit.

Ronaldo nuk ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit, që është rekordi i tij më i keq që nga viti 2013. Ai gjithashtu e humbi penalltinë në humbjen e FA Cup ndaj Middlesbrough, duke e nënvizuar formën e dobët në ndeshjet e fundit.

“Nuk është vetëm Ronaldo. Ai duhet të shënojë më shumë gola, është e qartë. Mendoj se ne po krijojmë mjaftueshëm mundësi në ndeshjet e fundit, por ne nuk shënuam mjaftueshëm gola, por kjo nuk është problem vetëm me Ronaldon. Është problem edhe me lojtarët e tjerë, sidomos sulmuesit. Ne nuk kemi shënuar mjaftueshëm gola”, tha trajneri gjerman për mediat.

Barazimi i “Djajve të Kuq” 1:1 me Burnleyn të martën, i lë ata një pikë larg vendeve që dërgojnë në Champions League.

Southampton është kundërshtari i tyre i radhës në Premierligë dhe u nevojitet patjetër një fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *