Klauzola që ia ndalon Azpilicuetas t’i bashkohet Barcelonës

Barcelona është e interesuar të forcojë opsionet e saja në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe futbollisti që e duan është Cezar Azpilicueta i Chelseas. Por, me sa duket, ai ka një klauzolë në kontratë që mund ta ndalojë të largohet.

Thomas Meunier i Dortmundit e refuzoi kalimin në Barcelonë në janar, kështu që tani ata duan Azpilicuetan ose Mazraoui në verë.

Azpilicueta dhe Barcelona kanë biseduar dhe raportohet se 32-vjeçari do të ishte i lumtur të luante për katalonasit edicionin e ardhshëm.

Edhe pse ende asgjë nuk është nënshkruar, klubi e ka aprovimin e futbollistit.

Por, në anën tjetër, Chelsea e dëshiron rinovimin e kontratës së spanjollit, që skadon në fund të sezonit dhe kanë një opsion të njëanshëm për rinovim për dy sezone.

Nëse Chelsea e përdor këtë opsion, Azpilicueta do të qëndrojë në Stamford Bridge deri në vitin 2024.

Kapiteni i Chelseat ka kërkuar të flasë me drejtuesit e klubit, përfshirë drejtoreshën Marina Granovskaia për të rregulluar të ardhmen e tij në klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *