Ramadani pas humbjes kundër Llapit: Kishim shumë mungesa, humbje e dhimbshme e cila duhet harruar

Kanë përfunduar dy takimet e para të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka pësuar humbje 2:3 në në ndeshjen e parë kundër Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani pas ndeshjes tha se skuadra e tij kishte mungesa. Sipas teknikut shkupjan në rast se nuk do të kishin mungesa ndaj llapjanëve do të ishte ndryshe.

“Llapi nuk ndryshoi, por ndryshuam ne. Ne kishim shumë mungesa. E dhamë maksimumin në Suharekë.. Një humbje e dhimbshme, por e dinimin se do të jetë vështirë t’i mbajmë dy fronte. Kemi edhe 90 minuta, ende s’jemi eliminuar nga Kupa. Duhet të harrojmë këtë humbje. Duhet ta menaxhojmë mirë gjendjen e futbollistëve. Duhet t’ia lëmë kohës të shohim nëse jemi në luftë për dy tituj. Po të kishim disa lojtarë, do të ishim ndryshe sot”, ka thënë Ramadani për “Art Sport”, përcjell Demokracia.com.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë më 21 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *