Publikohen zyrtarët e mesjavës, ja kush i gjykon derbit

Xhiro e 14-të në kampionatin elitar do të zhvillohet këtë mesjavë. Dy takime do të zhvillohen të martën me 24 nëntor, dy të tjera të mërkurën me 25 dhe sipari mbyllet me derbin e xhiros, i cili zhvillohet ditën e enjte.

Për duelin më të zjarrtë të javës, atë ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit është deleguar gjyqtari gjilanas Mervan Bejtullahu për ta ndarë drejtësinë.

Bejtullahu, i cili ka drejtuar shumë derbi të mëdha do të shoqërohet nga asistentët Elvis Bicaj dhe Visar Kelmendi, ndërkohë Vigan Ibërdemaj do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Në një tjetër duel të rëndësishëm të kësaj xhiro, sikurse ai ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari vushtrrias Dardan Çaka.

Çaka do të ketë ndihmën e dy asistentëve të FIFA-s, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimajt, ndërkohë Erdall Zasella do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të delegimeve për gjyqtarët dhe personat zyrtar të ndeshjeve për xhiron e 14-të në Superligë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *