PSG nuk ndalët, në Premier League e gjen zëvendësuesin e Mbappes

Siç raporton “Times”, Paris Saint-Germain ia ka vënë syrin Marcus Rashford, sulmuesit të Manchester United.

Anglezi është një nga alternativat për të zëvendësuar Kylian Mbappé, e ardhmja e të cilit duket gjithnjë e më e largët nga Parisi. Kontrata e Rashford skadon në vitin 2023, por PSG është gati të formulojë ofertën e vet gjatë merkatos së verës.

24-vjeçari anglez po përjeton një sezon të komplikuar, në të cilin ka shënuar 3 gola në 15 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *