Djokovic mund të përballet me pesë vjet burg nëse zbulohet se ka gënjyer për testin për Covid

Novak Djokovic mund të përballet me pesë vjet burg nëse zbulohet se ka gënjyer për testin e tij pozitiv për Covid në Australi.

Numri një i botës në tenis e pranoi se gënjeu në formularin e deklaratës së tij të hyrjes dhe vetëdije kishte kontakte me persona të tjerë derisa ishte infektuar me Covid.

Ndërsa bota pret vendimin përfundimtar të ministrit, Alex Haëke, në lidhje me vizën e tij, Djokovic po drithërohet pas akuzave për gënjeshtra.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi dhënë ai në Gjykatë, 34-vjeçari pranoi se e dinte se ishte pozitiv me Covid më 16 dhjetor.

Djokovic “Më 16 dhjetor 2021, u testova dhe u diagnostikova me SARS-CoV-2 (Covid)”.

Megjithatë, Djokovic më vonë pretendoi në një deklaratë publike se ishte në dijeni më 17 dhjetor.

Dhënia e informacioneve mashtruese në gjykatë është një krim i dënueshëm me pesë vjet burg.

Djokovic haptazi e ka pranuar se theu rregullat për Covid, madje ka dhënë edhe një intervistë për L’Equipe, teksa e dinte se ishte pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *