Pse Serie A nuk do ta lejojë Interin t’i veshë fanellat e reja?

Skuadra e Antonio Conte, Inter Milan kanë lansuar dresën e katërt, megjithatë ka spekulime se “Nerazzurri” mund të dënohen nëse e veshin.

Arsyeja pse dresa nuk do të lejohet të vishet është pasi sipas rregullave të Federatës së Italisë nuk lejohet që një klub i Serie A të i përdor më shumë se tri ngjyra në fanellë.

Kjo dresë ka katër ngjyra duke i kombinuar të verdhën, të bardhën, të zezën dhe të kaltrën.

Ndryshe, nga viti i ardhshëm pas 26 viteve bashkpunim, Interi nuk do e ketë si sponzor Pirellin për dizajnimin e dresave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *