Pse nuk janë në listë Mirlind Daku dhe Zymber Bytyqi? Sahiti i tregon të gjitha

Sot (e enjte), është bërë publike lista e përzgjedhësit Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.

Në këtë listë pos portierit Betim Halimi, nuk kishte ndonjë prurje të re.

Lojtarët që janë në formë mjaftë të mirë te skuadrat e tyre, si Zymer Bytyqi dhe Mirlind Daku nuk ishin të ftuar, andaj ka pasur kritika.

Lajmi.net, lidhur me këtë çështje ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, i cili tha se ishte vendimi i përzgjedhësit dhe nuk janë në listë sepse lojtarët e tjerë janë në formë më të mirë.

“Zymer Bytyqi ka qenë në listë, e ka pas një para-ftesë në rast se ndonjë lojtar lëndohet. Pse nuk është në këtë listë, mund të jetë në listat e tjera, por kështu e ka vlerësuar edhe selektori, pra këta që i ka ftuar janë pak më të mirë”.

“Kështu ka vendosur selektori dhe është e drejtë e tij, por ai para se me i zgjedhë është shumë i kujdesshëm për kontributin te skuadra, përformancën të skuadra, cilët lojtarë kanë pasur minutazhë më shumë, rangu i ligës ku janë lojtarët edhe pozicionet që kanë lojtarët”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Sahiti deklaroi se në rast që ndonjë nga lojtarët që janë në listë lëndohen, atëherë dyshja mund të ftohen.

“Mendoj se ka bërë përzgjedhje shumë të mirë. Ndonjëherë penalizohen lojtarët për shkak të pozitës së tyre shkaku i konkurrencës për atë pozicion, pra shikohet niveli i ligës, por pa i anashkaluar sepse edhe Mirlind Daku llogaritet se është pjesë e Kombëtares, pra lista është e gjerë dhe është në atë listë, nëse ndodhin lëndimet atëherë është shumë afër që t’i bashkohet”.

“Ata kanë edhe një xhiro, unë urojë që të mos lëndohen të mos kenë probleme të lëndimeve dhe të jemi me këta”, përfundoi drejtori i Kombëtares.

Ndërkohë, kjo është lista e plotë e Challandesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *