PASDITE E ÇMENDUR! Torino shënon 3 gola në 15 minuta dhe përmbys Sassuolo (VIDEO)

E pabesueshme ajo që ndodhi sot pasdite në ndeshjen Torino-Sassuolo (ndeshje që duhej rikuperuar pasi ishte shtyrë shkaku Covid-19) që dhuroi pesë gola, superpritje dhe shtyllë… Në fund, fitoi ekipi i shqiptarëve Vojvoda dhe Ujkani që kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt shpëtimit nga rënia në kategori…

Por, nëse do të shihnim ndeshjen dhe kronikën, rezultati nuk tregon aspak atë që ndodhi sot. Një ndeshje e çmendur, sepse pjesa e parë u mbyll 0-2 për ekipin e Sassuolo me dy golat e Berardit!

Gjithçka po i drejtohej suksesit të miqve deri në minutën e 77-të kur nisi edhe përmbysja e madhe me golin e Zaza. Nga aty, erdhi barazimi me Mandragora, por ish-lojtari i Sassuolo, pikërisht i kritikuari Zaza, dy minuta nga fundi, në kohën shtesë, vulosi me golin e përmbysjen e madhe 3-2.

I gjithë stoli i Torinos zbriti në fushë duke festuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *