Probleme te Napoli, Gattuso me dhimbje / Nuk flet para mediave

Trajneri Gennaro Gattuso nuk foli për mediet pas barazimit të Napolit me skuadrën e Real Sociedadit. Ekipi italian e mbylli si i pari i grupit dhe u kualifikua për raundin e 1/32.

Tekniku nuk u përball me gazetarët pas ndeshjes, por foli Gigi Riccio që shpjegoi pse tekniku nuk foli. “Ai kishte një problem te sytë. Një shqetësim prej disa kohësh tashmë.

“Disa herë i ndodh si në mbrëmjen e sotme dhe më pas gjithçka kthehet në normalitet”, – tha ai. Nuk dihet nëse diçka e tillë është reale, apo janë thjeshtë justifikime për Gattuson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *