Probleme për Pep, mesazhet personale të spanjollit vidhen dhe nxirren në shitje

Matthijs de Ligt dhe Sokratis Papastathopoulos kanë qenë në shënjestrën e Manchester City-t.

Ky është një nga detajet që ka dalë gjatë një hetimi të zhvilluar nga policia angleze për një hakerim në dëm të Pep Guardiola-s, trajneri i Citizens, nga ana e një punonjësi të sektorit informatik që ka bashkëpunuar me klubin anglez deri në 2016-ën.

Hakeri ka arritur të futet në celularin e Guardiola-s dhe ka shkarkuar e-mail-et personale të trajnerit.

Dhe, si të mos mjaftonte, ka kërkuar t’i shesë informacionet për një shifër të përafërt me 100 mijë sterlina.

Sipas The Sun, policia e Manchester-it e ka arrestuar personin përgjegjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *