Prishtina me rekord fantastik: 21 futbollistë kanë gjetur rrugën e rrjetës – John dhe Kryeziu më të mirët

Prishtina në sezonin 2020/21, duke e pasur edhe një ndeshje për ta zhvilluar me Ballkanin, në tre gara zyrtare ka zhvilluar 41 ndeshje (35 kampionat, 5 kupë dhe 1 superkupë) duke realizuar 77 gola (63 kampionat, 11 kupë dhe 3 superkupë).

E dhëna interesante e 77 golave të shënuar është se të gjithë futbollistët janë regjistruar në listën e realizuesve.

Të gjithë futbollistët me mbi 2 dy ndeshje të zhvilluara, edhe i riu Durim Zhuri ka shënuar megjithëse me vetëm 1 ndeshje të luajtur.

Top shënues është Oto John me 10 gola, ndërsa pas tij vjen Leotrim Kryeziu me 9 gola.

Mirë qëndrojnë edhe Endrit Krasniqi dhe Besnik Krasniqi këtë vit në listën e realizatorëve.

I pesti në listë është Leonit Abazi që ka gjetur rrjetën gjashtë herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *